Dafina Zeqiri shkëlqen me barkun e rrumbullakosur

Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja ku tregon barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar se është në një fazë të bukur të jetës së saj.
E veshur me të zeza që i zbulonte barkun Dafina duket në formë të mrekullueshme.
Këngëtarja e njohur mbante dorën mbi bark ndërsa buzëqeshte ëmbëlsisht, duke reflektuar qetësi dhe lumturi.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, janë në pritje të një djali, dhe lajmi ka ngazëllyer fansat e saj në të gjitha rrjetet sociale.