Dafina Zeqiri pozon me barkun e rrumbullakosur në jaht

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shihet duke shijuar pushimet në brigjet e mrekullueshme të Karaburunit, në Vlorë.

Në imazhet që publikoi në llogarinë e saj zyrtare, Dafina shfaqet e qeshur dhe e qetë në një jaht luksoz, ndërsa vihet në pah barku i rrumbullakosur.

“Energji”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, duke përçuar ndjenjën e harmonisë dhe gëzimit që po e shoqëron në këtë fazë të veçantë të jetës së saj.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat dhe figura publike, të cilët i kanë uruar shtatzëni të mbarë dhe momente të lumtura në pritje të foshnjës.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker