Dafina Zeqiri njofton pauzën e saj në muzikë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka njoftuar fansat për një pauzë në karrierën muzikore, ndërsa po përgatitet për të përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së saj – ardhjen në jetë të djalit të saj të parë.

Lajmin e ndau fillimisht në Threads, duke e shpërndarë më pas edhe në InstaStory, ku u shpreh se edhe pse do të tërhiqet për pak kohë, muzika nuk do të mungojë.

“Koha po fluturon dhe s’kan mbet edhe shumë net magjike me ju pa para pauzës sime… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë”, ka shkruar Dafina në njoftimin e saj.

Lajmi për shtatzëninë e saj ka emocionuar fansat, të cilët mezi presin ta shohin në rolin e ri si nënë.

Mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të sjellë projekte të reja edhe gjatë kësaj periudhe, apo nëse pas lindjes do të rikthehet me surpriza të mëdha për publikun.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker