Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Grenellin

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell është një nga politikanët ndërkombëtar më të përfolurit të momentit në Kosovë. Ai është bërë lajm jo rrallë herë kohëve të fundit me kritikat ndaj qeverisë së Kosovës, e konkretisht kryeminsitrit Albin Kurti, përcjell portali Rahoveci INFO.tv
Por, Grenell sot ka darkuar më njërën prej artisteve ikonë të Kosovës, Dafina Zeqiri. Ajo në Instastroy ka publikuar një fotografi nga darka ku ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji dhe kunati i saj. Derisa detajet e takimit nuk janë bërë të ditura./21Media