“Çmendet” 35-vjeçari në Tiranë, “burgos” familjen – dhunë, kamera dhe bllokues valësh në shtëpi

Një 35-vjeçar me profesion ekonomist mbante peng familjen e tij në Tiranë. Ngjarja rrëqethëse është denoncuar ditën e sotme.

Rahoveci INFO mëson se Jetnor Zhaboli dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, vajzën e mitur dhe nënën e tij, të cilat i mbante të mbyllur në banesë.

35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë banesën, edhe në dhomën e gjumit si dhe në tualet.

Kur vetë dilte nga banesa, ai i monitoronte nga celulari. Akoma edhe më rëndë, 35-vjeçari kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos përdornin celularët dhe të mos bënin telefonata.

Burime policore bëjnë me dije se bashkëshortja e tij kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesën e 35 vjeçarit, policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj.

Bashkëshortja, për shkak të stresit që po kalonte dhe dhunës nga bashkëshorti, i cili ishte xheloz, në letra u jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje. 35-vjeçari me profesion ishte ekonomist.

Lajmet “Çmendet” 35-vjeçari në Tiranë, “burgos” familjen – dhunë, kamera dhe bllokues valësh në shtëpi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>