Cllevio paralajmëron hakmarrjen për Roan Brahimin: Kanë gjuajt “Sidin”, çunat janë mërzitur – s’dihet sa do vrasin…

Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmë në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij 7-vjeçar.

Disa orë pas vrasjes së tij, reperi nga Lushnja, Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio Serbiano i ka dedikuar një këngë. Ndër rreshta zbulon edhe detaje lidhur me 32-vjeçarin nga Lezha.

Cllevio zbulon se Brahimi kishte një parandjenjë, ose e dinte që do t’i organizonin një atentat për shkak të problemeve që ka pasur me Ervis Martinajn dhe njerëzit e tij.

Megjithatë duket se nuk e ka menduar se vrasësit e kishin në vëzhgim edhe në Greqi.

Por kur vetëm pak orë kanë kaluar, duket se hakmarrja e tij është planifikuar, pasi reperi thotë: “Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin! Lajmin ma dha ‘kokëmadhi’ tek burgu. Kanë gjujt Sidin po s’isha i sigurt. Pyeta komandatin, fytyrë mërzitur, s’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratello pse ike se vinim nga Marsi? Të humba ty, dorëzohem tek xanaxi. Lotoj në heshtje dhe dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin”.

Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango 32 ditëlindje. Të akuzojnë për vrasje apo grabitje, intuitiv ishe, atentatin e prisje. Takimin e fundit, kujtoj përqafimin. Dubai Marina tek adresa ku rrinim, trëndafila do dërgoj se s’vij dot tek varrimi. Love you gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di se po buzëqesh nga terreni i kësaj toke,”-dëgjohet në vargjet që reperi i ka dedikuar mikut të tij, tashmë të ndjerë.

Lajmet Cllevio paralajmëron hakmarrjen për Roan Brahimin: Kanë gjuajt “Sidin”, çunat janë mërzitur – s’dihet sa do vrasin… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>