​City siguron fitoren ndaj Wolves si mysafir në minutën 95

Kampioni i katërfishtë i Anglisë Manchester City, nuk ndalon në edicionin e ri të Premier Ligës duke arritur fitoren e gjashtë të radhës ndaj Wolverhampton në “Molineux” me rezultatin 2:1 dhe pas tetë xhirosh vazhdon të kryesojë tabelën me 20 pikë, dy më shumë se Liverpool, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e Pep Guardola-s pësoi në minutën e shtatë kur Jorgen Strand Larsen shënoi për epërsinë e hershme të vendësve 1:0.

Mbrojtësi i kombëtare kroate Joshko Gvardiol riktheu Cityn në lojë me barazimin 1:1 në minutën 33, pas asistimit nga Jeremy Doku.

Ky ishte goli i dytë i Gvardiol këtë sezon dhe i shtati gjithsej në paraqitjen e tij të 54-të për Cityn, ku vitin e kaluar arriti për 90 milionë euro nga RB Leipzig, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Manchester City deri te fitorja arriti vetëm në minutën e pestë të kohës shtesë me golin e John Stones pas asistimit të Phil Foden.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker