Çitaku zotohet: Me ne në krye të qeverisë, tarifat ndaj SHBA-së do të hiqen menjëherë

Vlora Çitaku nga PDK-ja ka thënë se raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë transaksional.

“Raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë kurrë një marrëdhënie transaksionale.Mbështetja që SHBA i ka dhënë Kosovës nuk matet me para. Ajo është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta: liria, demokracia, dhe e drejta e popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë.Në marrëdhëniet ekonomike, Kosova ka pasur një status të privilegjuar në tregun amerikan. Kjo është dëshmi e respektit dhe besimit që Shtetet e Bashkuara kanë treguar ndaj nesh për dekada me radhë.

Ajo ka thënë se tarifat ndaj produkteve amrikane janë mbetje të së kaluarës administrative të UNMIK-ut, që nuk reflektuan frymën e aleancës mes dy vendeve.Çitaku është zotuar se nëse vjen në pushtet subjekti ku ajo bën pjesë, këto tarifa do të hiqen.

“Tarifat që sot ekzistojnë ndaj produkteve amerikane janë më shumë një mbetje e së kaluarës administrative nën UNMIK, sesa një vendim i një Kosove sovrane. Këto tarifa nuk reflektojnë frymën e aleancës sonë dhe nuk i shërbejnë së ardhmes që duam të ndërtojmë.Me ne në krye të qeverisë, ato tarifa do të hiqen menjëherë. Ky nuk është vetëm një akt politik i mençur – është një hap drejt një ekonomie më të hapur, më të fuqishme dhe më konkurruese. Është një angazhim për partneritet të vërtetë, që i shërben qytetarëve tanë, bizneseve tona, dhe zhvillimit të vendit.Bashkë me SHBA-të, ne nuk ndërtojmë vetëm marrëdhënie, ne ndërtojmë të ardhmen”, ka përfunduar Çitaku.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur tarifat e reja ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka thënë se ato do të hyjnë në fuqi në mesnatë (nga e enjtja).

Në listat e publikuara të shteteve që SHBA-ja u ka vënë tarifa, figuron edhe Kosova me 10 për qind tarifa, e po ashtu  edhe vendet e tjera të rajonit: Shqipëria 10%, Mali i Zi 10%, Serbia 37%, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja e Hercegovina 35%./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker