Çitaku reagon ndaj videos së LVV-së: Ka sjellë rritje çmimesh, rritje faturash

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas një videoje të publikuar nga publikuar Lëvizja Vetëvendosje në të cilën paraqitet qeverisja e kësaj partie.
Sipas Çitakut LVV-ja është “kampione e padiskutueshme’’ kur bëhet fjalë për propagandë.
Ajo ka thënë se kjo qeverisje ka sjellë vetëm dështim e degradim.
Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.
“Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.
Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.
Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj.”, ka thënë ajo.