Çitaku për korrigjimin e raportit nga ZKA: Ky është një nivel i ri i abuzimit
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi deputetja e LDK-së Hykmete Bajrai tha ZKA u ndikua nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndryshim të shifrës së shpenzimeve të karburanteve për vitin 2023 nga ekzekutivi.
Çitaku e ka qujatur këtë nivel të ri i abuzimit.
“Që qeveria po ndërhynë në institucionet e pavarura, tashmë është e ditur botërisht.Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare.Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit. 9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, ka shkruar Çitaku në Facebook ./21Media