Çitaku për audio-incizimin: Po konfirmohet koordinimi i LVV me Listën Serbe

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj publikimit të audio-incizimit mes shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit Milan Radojçiq.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se hipokrizia dhe mashtrimi janë konstantja e vetme e kësaj kaste qeverisëse.

“Bisedat që i dëgjuam sot, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së me kryeterroristin Radoiçiq, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe. Çka fsheh ende afera “Zdravo” mbetet të shihet, por tashmë s’ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse”, ka shkruar Çitaku.

Lajmet Çitaku për audio-incizimin: Po konfirmohet koordinimi i LVV me Listën Serbe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>