Çitaku: Nëse Qeveria është kaq e vendosur pse e la Radoiçiqin të ikte

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar Qeverinë për moskoordinim me aleatët për çështjen e largimit nga përdorimi të dinarit serb në vend.

Çitaku tha në Frontal se aleatët kanë kërkuar vetëm që “zbatimit t’i paraprijë një fushatë vetëdijësuese”.

Ajo u kthye ta kujtojë rastin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke shtruar pyetjen se “si e lanë Radoiçiqin të ikte”.

“Nëse janë kaq, ama bash kaq të vendosur në zbatimin e rregullit dhe ligjit, e shtrirjes së kushtetutshmërisë anë e kënd Republikës, si e lanë Radoiçiqin dhe dhjetëra kriminelë që bënë sulm terrorist në Kosovë, të largohen në dritë të diellit”, tha Çitaku.

“Ata u larguan pa therrë në këmbë”, tha nënkryetarja e PDK-së. “Është e qartë që i kanë lënë”.

Lajmet Çitaku: Nëse Qeveria është kaq e vendosur pse e la Radoiçiqin të ikte >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>