Çitaku: Me fat që kam qenë pjesë e krijimit të historisë së Kosovës

Nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku jemi mësuar ta shohim me statuse, intervista në televizion, deklarata të forta e kritika të vazhdueshme, por kësaj radhe vjen shumë më ndryshe.
Në emisionin “N’maje t’gjuhës me Xherin” në RTV21 ajo si asnjëherë më parë tregoi kush është Vlora Çitaku në sytë e saj.
“Jam një vajzë e re e Prishtinës, jo qaq e re mo (haha) qysh jam msu me thanë. I ndaj besoj të njëjtat andrra, shpresa sikurse gjenerata ime, për shkak të rrethanave unike e të papërsëritshme nëpër të cilat kemi kaluar si komb. Neve na ka ra hise me jetu në një kohë kur janë ça epokat. Jam një vajzë që ka qenë me shumë fat me qenë pjesëmarrëse edhe dëshmitare e krijimit të historisë së Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa, më shaka tha se sikur të kishte lindur 10 vjet më vonë nuk do ta kishte pasur këtë fat, kur u përmend se ajo e ka nënshkruar edhe deklaratën e Pavarësisë së Kosovës./21Media