Çitaku: Kurti nuk e ka ndalë, ai e ka sjellë Zajednicën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndalur Zajednicën, por e ka sjellë atë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka thënë se një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk ka pasur deri më tani kur Kurti është në pushtet.

“Ai nuk e ka ndalë, ai e ka sjellë Zajednicën, ai e ka sjellë draftin, draft nuk ka pasur asnjëherë deri më tani dhe tani është vetëm në diskutim dhe një version final ne nuk e dimë se si do të duket. Po shpresoj që mund të jetë më i mirë”, ka thwnw Çitaku.

“Mirëpo në momentin kur ne do të kemi një materie, ne sigurisht që do të ndërmarrim të gjitha hapat institucional, politik dhe kushtetues”, ka potencuar ish-ambasadorja Vlora Çitaku.

Lajmet Çitaku: Kurti nuk e ka ndalë, ai e ka sjellë Zajednicën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>