Çitaku ka disa porosi për kryeministrin, para takimit në Bruksel

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dhënë disa këshilla kryeministrit të vendit, Albin Kurti, para se i njëjti të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Çitaku ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që të sillet përgjegjshëm, pasi sipas saj Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij.
“Sot në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur. Si rezultat i qasjes së papërgjegjëshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë. Sot, Kryeministri duhet të sillet përgjegjëshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar Çitaku.
Lajmet Çitaku ka disa porosi për kryeministrin, para takimit në Bruksel >> Rahoveci INFO.