Çitaku i reagon Kurtit pas deklaratës se nuk ka krizë institucionale: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk ka krizë institucionale.

Përmes një postimi në Facbook, ajo ka pohuar se për Kurtin nuk ka krizë, as institucionale, as politike, ku shtoi se ai nuk po e sheh as krizën ekonomike.

“S’ka krizë institucionale paska thënë A.K. Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime. Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës. Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Ajo ka kërkuar që të mos mbahet peng Kosova.

“Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit”, tha Çitaku. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker