Çitaku: Edhe një herë u demonstrua që për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të 35 për konstituimin e Kuvendit tha se edhe një herë u demonstrua që për LVV-në dhe Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti.

Çitaku deklaroi se kjo situatë duhet të merrë fund teksa kërkoi nga LVV të ketë reflektim lidhur me ngërçin politik.

“Edhe një herë u demonstrua që për LVV-në, për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e madhe dhe më e rëndësishme se demokracia. Kjo situatë duhet të merrë fund dhe presim nga Lëvizja Vetëvendosje që të reflektoj”, tha ajo. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker