Cirkuiti i Formula Uno në Elbasan, Rama inspekton punimet: Gara e parë në vitin 2027

Automotoparku i Elbasanit, cirkuiti i parë motosportiv shqiptar, i cili aktualisht po zbatohet në terren përbri lumit Shkumbin, është një platformë e re ultramoderne. Ky projekt çel një epokë të re zhvillimi jo vetëm për Elbasanin, por për mbarë vendin, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për sportetautomotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, që pritet të sjellin nga e gjithë bota ndjekësit e Formula Uno. Për të inspektuar ecurië e punimeve ishte sot në kantier, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.
“Këtu jemi me infrastruktuën e AutoMotoparkut. Jemi duke punuar aktualisht me fazën fundore të pritave lumore, për tëlidhur të gjithë pritën lumore të Automotoparkut me pjesënfundore që kishim bërë me Ministrinë e Bujqësisë. Është njëprojekt shumë i mire, i cili u ka shërbyer shumë banorëve tëElbasanit. Është bërë një rrugë me ajër të pastër, është me standarte buzë lumit Shkumbin. Është bërë një punë kolosale pasi janë 5 km deri tani, të cilat kanë përfunduar nga të dyjakrahët e lumit Shkumbim. Puna është bërë me cilësi. Qytetarët kanë qenë mjaft të kënaqur” – u shpreh kryetari i bashkisë Llatja.
Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe punës për sistemimin e mjedisit përreth, pasi i gjihë peizazhi do të marrë një vlerë të madhe promovuese. “Cirkuiti i Formula Uno, nëse ne do  a kemi gati në 2027 për garën e parë, duhet që ne nga ana jonë ta shohim, jo thjeshtë nga pikëpamja teknike dhe nga pikëpamja e parametrave që ka vet Cirkuiti, por dhe nga pikëpamja e peizazhit sepse është njëpromovim shumë i madh për Shqipërinë. Kështu që, duhet bërë paralelisht një projekt për gjithë sistemimet rreth e rrotull që imagjinohet që janë pjesë e imazhit të kamerave. Që do të thotë që edhe për shtëpitë rreth e rrotull, edhe për peizazhin, për kodrat per të gjitha, për mbjellje pemësh, për konsolidim të imazhit të fasadave, për të krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës.
Dhe përpos kësaj, duke pasur parasysh që ajo sjell 50 mijë, 60 mijë, 70 mijë, 100 mijë njerëz që vijnë e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që edhe gjithë segmentet nga vihet të jenëme standarde estetike të larta. Kështu që duhen punuar paralelisht me këtë”, u shpreh kryeministri Rama teksa theksoi se “duhet të ecim shumë fort që në 2026-ën të mbarojë ky projekt”.

Lajmet Cirkuiti i Formula Uno në Elbasan, Rama inspekton punimet: Gara e parë në vitin 2027 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>