Cilat janë më të rejat rreth të ardhmes së Sylvinhos?

Dyshimet që rrethuan pankinën e Kombëtares së Shqipërisë pas eliminimit nga Euro 2024 do të shuhen brenda kësaj jave.

Pushimet e teknikut brazilian kanë përfunduar, ndërsa tekniku pritet të kthehet në Tiranë me ide të qarta për të ardhmen, ku në program është një takim me Presidentin e Federatës, Armand Duka që do të vendosë përfundimisht çështjen e trajnerit kuqezi.

Nga FSHF rrjedh një farë optimizmi, kjo edhe për dëshirën e qeverisë shqiptare të futbollit për të rinovuar kontratën, por për të kërcyer “tangon” duhen dy vetë, ndërsa topi qëndron në fushën e Sylvinho, që para finaleve të Euro 2024, kur në tavolinën e tij u vendos kontrata e re.

Refuzimi i atëhershëm i teknikut dhe ngurrimi gjatë javëve të fundit mban gjallë gjithë opsionet.

Po ashtu, lajmet nga mediat spanjolle, portugeze dhe braziliane për oferta të tjera, vetëm sa kanë shtuar dozat e dyshuesëve.

Numri i skeptikëve u rrit pas paraqitjes së Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024.

Pas një fushate eliminatore të shkëlqyer, Sylvinho provoi të ndryshojë në ndeshjet e Evropianit.

Për disa ishte mungesë guximi, për të tjerë vështirësi nga ana e teknikut për të lexuar sfidat, ndërsa thuajse të gjithë kritikuan zëvendësimet e tij.

Të gjitha këto pikëpyetje do të marrin përgjigje shumë shpejt, ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur deri në vendimin final për pankinën “kuqezi”.

Lajmet Cilat janë më të rejat rreth të ardhmes së Sylvinhos? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>