Chris Hipkins betohet si kryeministër i Zelandës së Re

Chris Hipkins është betuar si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re, duke pasuar Jacinda Ardern e cila dha dorëheqjen papritur javën e kaluar. Hipkins, 44 vjeç, është zotuar se do të fokusohet në ekonominë e vendit dhe do të luftojë inflacionin, sipas Reuters.

Ai ka më pak se nëntë muaj për t’u përgatitur për zgjedhje të përgjithshme.

LEXO EDHE KETE

Bie borë në shkretëtirë

“Ky është privilegji dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime”, tha Hipkins në ceremoni. “Jam energjik dhe i emocionuar nga sfidat që më presin”.

Ceremonia e betimit u drejtua nga Guvernatori i Përgjithshëm i Zelandës së Re, Cindy Kiro, përpara miqve dhe kolegëve të Hipkins. Carmel Sepuloni gjithashtu bëri betimin si zëvendëskryeministre e re. Ajo e uroi Hipkinsin dhe shprehu mirënjohjen për besimin e tij.

Hipkins shërbeu si ministër i Arsimit dhe Policisë nën kryeministrinë e Ardern. Ai u bë i njohur për publikun gjatë pandemisë COVID-19.

Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqjen,  duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr. Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor. /Rahoveci.info.info/

Lajmet Chris Hipkins betohet si kryeministër i Zelandës së Re >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!