Chollet kërkon “angazhim urgjent” në dialogun Kosovë-Serbi

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka dhënë detaje të bisedës në takimin e zhvilluar me presidenten Osmani.
Ai thënë se në këtë takim ka shprehur nevojën për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
“Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së”, shkroi Chollet në X.
Lajmet Chollet kërkon “angazhim urgjent” në dialogun Kosovë-Serbi >> Rahoveci INFO.