Chelsea nuk ndalet, shënon edhe fitoren e pestë radhazi në Ligën e Konferencës
Skuadra angleze e futbollit Chelsea mposhti sonte Astana me rezultat 3:1, në Ligën e Konferencës.
Marc Guiu shënoi golin e hapjes me një përpjekje mahnitëse në minutën e 14-të në stadiumin “Almaty Ortalyk”.
Chelsea dyfishoi epërsinë pesë minuta më vonë me golin e sulmuesit spanjoll Guiu. Ndërsa Renato Veiga shënoi në minutën e 39-të pas asistimit të Dewsbury-Hall për rezultatin 3:0.
Astana zvogëloi epërsinë e mysafirëve me golin e Marin Tomasov në minutën e 45-të.
Chelsea prin me 15 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa Astana renditet e 24-ta me katër pikë.