Çfarë vendimesh mori sot Qeveria e Kosovës?

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt, e 191-ta në radhë.

Në këtë mbledhje është miratuar Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. Siç njofton zyra e kryeministrit ky program ka për qëllim përcaktimin e masave dhe të prioriteteve të institucioneve  shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës si dhe të reformave tjera për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, është miratuar rregullorja  për organizimin dhe fushëveprimin e shtëpive për mbrojtjen e fëmijës. Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit ka pas në fokus zhvillimin e programeve të kujdesit dhe mirëqenies së njerëzve në nevojë sociale, në veçanti të mbrojtjes, kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i organizimit dhe fushëveprimit të Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës.

Më poshtë janë vendimet e tjera të Qeverisë

Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të evidentuara në emër të Republikës së Kosovës, Vendimin e Qeverisë Nr. 06/134 të datës 1 mars 2017, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për të kontribuar më tej në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, ka paraparë që pronat e ish Aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 50,000 Euro për financimin e projektit “Trajtimi i Ujërave të Zeza në Ferizaj”, nga fondet e huamarrjes.

Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me Ligjin Nr. 04/L-069 dhe e shpallur me Dekretin Nr. DL-055-2012 të datës 13 dhjetor 2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Ky vendim është miratuar nga Qeveria e Kosovës në cilësinë e anëtarit të BERZh-it dhe në pajtim me iniciativën e Bordit të BERZh-it.

Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet të përmirësohet bashkëpunimi gjyqësor i të dy palëve në hetimin dhe përndjekjen e krimit, ekstradimin e personave me qëllim të përndjekjes ose vuajtjes së dënimit, si dhe transferin e personave të dënuar, zbatimin e dënimeve me burg dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi.

Miratuar Strategjinë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve 2024-2028 dhe Planit të Veprimit. Koordinator Nacional për Planin e Veprimit për AVLE, caktohet Ministri i Punëve të Brendshme, i cili këtë përgjegjësi mund ta delegojë te njëri nga zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me aprovimin e kësaj Strategjie dhe Planit te Veprimit do të avancohet mekanizmi i nevojshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare, për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve, si dhe do të sigurohet një mjedis i sigurt në të cilin AVLE-të dhe eksplozivët janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për sigurinë e vendit.

Miratuar Raportin vjetor 2023 për Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Tregti sipas Neneve 34 – 36 Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE) (2021 – 2025). (TFBE). Programi për Eliminimin e Barrierave në Tregti është miratuar me 22 qershor 2021 nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr. 22/16.

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/121 të datës 25 janar 2023 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas këtij plotësim ndryshimi Dr. Albana Sahiti-Morina, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendësohet me Niman Bardhi.

Ndarë mjete buxhetore për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Drejtësisë në vlerë totale prej 900,000 Euro – 300,000 Euro për secilën organizatë buxhetore – për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndryshuar dhe plotësuar vendimin Nr. 09/24 të datës 11 gusht 2021 për vazhdimin e mandatit të anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë në afat kohor prej dy vjetëve në këtë përbërje.

Lajmet Çfarë vendimesh mori sot Qeveria e Kosovës? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>