Çështja e dinarit / Kurti: Kërkesa që të bëhem diktator për t’i diktuar Guvernatorit të BQK s’kalon, s’do të ndodh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për edicionin anglisht të “Radios Evropa e Lirë”, të publikuar në platformën “X” ka thënë se s’mund t’i kërkohet atij si kryeministër shtyrja e vendimit të BQK-së për dinarin, meqë siç thotë Kurti, Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës janë institucione të ndara.

Kurti ka thënë se siç Parlamenti e ka votuar për kryeministër, ashtu njëjtë Parlamenti e ka votuar edhe Guvernatorin e BQK-së dhe se kreu i BQK-së i raporton Kuvendit dhe jo kryeministrit.

Sipas Kurtit, kërkesa që të bëhet diktator, duke ia diktuar BQK-së një vendim është diçka që nuk kalon dhe nuk do të ndodh.

“Shtyrja nuk mund të ndodh, dhe shtyrja nuk mund të ndodh duke folur me mua, sepse është një Rregull i BQK-së. Unë jam zgjedhur në Kuvendin e Kosovës dhe kështu Guvernatori i BQK-së, Ai nuk më raporton mua, i raporton Kuvendit. Dhe insistimi që unë të bëhem diktator që t’i diktojë Guvernatori të BQK-së s’kalon dhe nuk do të ndodh”, ka thënë Kurti.

Lajmet Çështja e dinarit / Kurti: Kërkesa që të bëhem diktator për t’i diktuar Guvernatorit të BQK s’kalon, s’do të ndodh >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>