Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.

Cepeda me anë të një postimi në platformën “X”, u shpreh i nderuar ta priste Osmanin në Senat, për të cilën tha se po e viziton Kolumbinë për inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Bogota.

Tutje ai shtoi se Kosova u njoh si shtet i pavarur nga Kolumbia në vitin 2008 dhe se janë krijuar marrëdhënie ndërshtetërore që nga viti 2019.

“Ne duam të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe, të forcojmë turizmin e ndërsjellë dhe të punojmë në luftën kundër krimit të organizuar ”, shkroi tutje Cepeda në postim.

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker