Çeku njofton se kanë nisur procedurat për ndërtimin e stadiumit të Suharekës

Ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook ku tha se ky stadium do të jetë i kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, dhe plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.

“Një tjetër projekt i madh për infrastrukturën sportive po bëhet realitet. Kemi shpallur procedurën për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës. Stadiumi për të cilin kemi ndarë 13 milionë euro, do të jetë i kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, dhe plotëson standardet më të larta ndërkombëtare. Sapo të kontraktohet operatori do të nis realizimi i punimeve” , ka shkruar Çeku. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker