Çeku flet për kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur mbi kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur “pjesë e betejës së përgjithshme”, duke thënë se politikën e konsideron si punë ekipore, raporton KosovaPress.

“Unë politikën nuk e shoh as nuk e kam ushtruar më herët si aktivitet individual për ta huazuar prej terminologjisë sportive. Unë e shoh politikën si punë ekipore. Në atë ekip ka shumë lojtarë dhe ka një staf teknik drejtues ku merren disa vendime. Dhe lojtarët luajnë sipas strategjisë më të mirë për të fituar. Kjo është një punë ekipore. Më është kërkuar dhe jemi dakorduar për të luajtur për një pozicion të caktuar. Kjo është pjesë e kësaj beteje të përgjithshme”, tha Çeku.

Zgjedhjet e rregullta komunale në Kosovë mbahen më 12 tetor. Lëvizja Vetëvendosje dje ka vendosur që garës për kryeqytet t’i hyjë me kandidatin për kryetar Hajrulla Çekun, ministrin aktual të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker