Historia e Rahovecit

Territori i Komunës së Rahovecit përfshihet në regjionin e Prizrenit dhe ka një pozitë të favorshme gjeografike. Ai shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës Juglindore. Ky territor përfshin pjesën qendrore dhe jugore të Rrafshit të Dukagjinit dhe ndahet në tri tërësi, përkatësisht mikroregjione: rrafshi-luginor, kodrinor dhe malor.

Territori i Komunës së Rahovecit zë një sipërfaqe prej 275.5 km². Në veri kufizohet me Komunën e Klinës në një distancë rreth 45 km, në verilindje me Komunën e Malishevës rreth 16 km, në juglindje me Komunën e Suharekës rreth 17 km dhe me Komunën e Mamushës, në jug me Komunën e Prizrenit rreth 25 km, në perëndim me Komunën e Gjakovës rreth 28 km, ndërsa nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ndodhet rreth 60 km larg.

Në Komunën e Rahovecit temperaturat mesatare vjetore janë 11.68°C. Temperatura maksimale absolute paraqitet në muajin korrik dhe arrin deri në 38.5°C, ndërsa ajo minimale në muajin shkurt me –14.5°C. Reshjet maksimale vjetore arrijnë në 1,047.2 mm, ndërsa minimale janë 609.9 mm, me një mesatare prej 707.7 mm.

Reshjet e borës janë më të shprehura në muajin janar. Numri mesatar i ditëve me borë në Rahovec është 15.7 ditë në vit. Po ashtu, Rahoveci ka një mesatare vjetore me mjegull prej 19.7 ditësh, apo rreth 5.4% të ditëve gjatë vitit.

Në këtë komunë ekzistojnë dy zona me karakter të veçantë të mbrojtjes:

  1. Manastiri i Zoqishtës, Zoqishtë

  2. Fshati Hoqë e Madhe

Back to top button
error: Content is protected !!