Canaj: Frika nga e panjohura mund të jetë arsyeja se pse ne tani jemi të bllokuar në këtë mënyrë

(Lajm i përditësuar)


Canaj: Frika nga e panjohura mund të jetë arsyeja se pse ne tani jemi të bllokuar në këtë mënyrë

Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të Rahoveci INFO lidhur me frikën për krijimin e qeverisë, ai tha se nuk e dimë se çfarë na pret nga frika e së panjohurës.

Ai ka deklaruar se frika nga e panjohura mund të jetë arsyja se pse sot Kosova është e bllokuar, ku shton se kjo është për frikën e qeverisjes.

“Kur është fjala te ajo frika kur të kalohet kjo faza e bllokadës ne kemi mundësinë pastaj më shumë që të shohim qartë se kush po i tutet, po i tuten të gjithë pikërisht pë shkak të asaj farë neve na pret, pikërisht për shkak të përgjegjësive të cilat i ka marrur edhe Albin Kurti gjatë qeverisjes katër vjeçare në raport me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe për shkak të atyre që na presin e ne nuk e dimë se çfarë na pret do të thotë është një farë frike nga e panjohura gjithashtu. Ndoshta edhe kjo është edhe ajo pse ne tani jemi të bllokuar në këtë mënyrë, pikërisht nga frika e qeverisjes”, tha ai. /21Media


Canaj: Zgjedhjet komunale së bashku me ato qëndrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të Rahoveci INFO lidhur me zgjedhjet ka thënë se Albin Kurti është i interesuar të provojë edhe një herë që të merrë 500 mijë [vota].

Ai shton se zgjedhjet komunale së bashku me zgjedhjet qëndrore do t’i konvenonin Kurtit.

“Albin Kurti është i interesuar që mundësisht të provojë edhe një herë që të merrë ato 500 mijë [vota] diqka që nuk do të arrijë. I gatshëm të shkojë në zgjedhje. Natyrisht që Albin Kurtit zgjedhjet komunale së bashku me zgjedhjet qëndrore do t’i konvenonin”, tha ai. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker