Caktohen grupet për Evropianin në Prishtinë

Prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë mbahet Kampionati Evropian për hendbollistet deri 19 vjet.

Shorti për këtë Evropian të Divizionit B u tërhoq të martën, shkruan Rahoveci.INFO.

Kosova U19 është në grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.

Në grupin B janë Austria, Polonia, Letonia e Izraeli.

Evropiani do të jetë një mundësi e mirë për të ngritur nivelin e hendbollisteve të reja.

EHF-ja organizon dy kampionate të Divizionit B dhe një të Divizionit A.

Lajmet Caktohen grupet për Evropianin në Prishtinë >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!