Cakolli: Vendimi i 100 eurove, po shfrytëzohen resurset publike për qellim të fushatës

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në emisionin “Click” të RTV21 tha se gjasat e mëdha janë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme përshkak të mos krijimit të qeverisë së re.

Cakolli për vendimin për dhurimin e 100 eurove për studentët, tha se qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të bëjë këtë vendim.

“Unë besoj që në këtë krizë e në këtë inflacion mjetet nuk është që nuk janë të cilat nuk i mirëpresin qytetarët në kët rast studentët, por problemi nuk është aty janë dy çështje, e para kush po e merrë këtë vendim pra një qeveri në detyrë që nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë dhe së dyti se kur po merret ky vendim”, theksoi ai.

Duke kujtuar rastin kur janë dhënë 100 euro në vitin e kaluar në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Cakolli nga KDI tha se atë kohë qeveria mund të arsyetohej se ka qenë masë e zakonshme.

Teksa shtoi se vendimi i dhënies së 100 euro-ve është vendim puro elektoral, ku cilëson se është shfrytëzim i resurseve publike për qëllim të fushatës.

“Unë kujtoj në atë rastin kur u patën ato 100 eurot gjatë vitit të kaluar në prag të zgjedhjeve parlamentare, arsyetimi ka qenë që kjo ka qenë masë e zakonshme që deri diku edhe mund të ketë arsyetuar qeverinë. Por ta zëmë se nuk kanë ndarë vitin e kaluar këto 100 euro, ose pse nuk u ndanë sikur në vitin 2022 në muajin nëntor siq u patën ndarë atëherë. Fati që kishte një nguti , për t’i ndarë mjetet pa e ditur se kujt do t’i ndahen, cilit student, cilat janë ato kritere, mbi bazë tregon që kemi të bëjmë me një vendim puro elektoral që për më keq është shfrytëzim i resurseve publike për qëllime të fushatës, kjo nuk është hera e parë që kemi këso vendime”, tha Cakolli. /21Media

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker