Cakolli për Deharin: Është hera e tretë që kryen shkelje procedurale dhe bënë tejkalim të kompetencave
(Lajm i përditësuar)
Cakolli për Deharin: Është hera e tretë që kryen shkelje procedurale dhe bënë tejkalim të kompetencave
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me drejtimin e seancës në Kuvend nga Avni Dehari, ai tha se Dehari në cilësinë e kryesusit të seancës është vetëm përshkak të moshës.
Ndër të tjera Cakolli shton se Dehari ka kryer shkelje procedurale tri herë në Kuvend dhe poashtu sipas tij ai ka tejkaluar komeptencat.
“Është hera e tretë që Dehari në cilësinë e kryesusit të seancës që është vetëm aty për shkak të moshës së tij, është hera e tretë që kryen shkelje procedural dhe bënë tejkalim të kompetencave që i njëjti i ka”, tha Cakolli. /21Media
Cakolli: Problemi më i madh me situatën e krijuar sot është përpjekja që të zëvendësohet guximi për të arritur një marrëveshje politike
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me seancën e nëntë e cila ishte sot, ai tha se nuk ishte e lejuar imponimi i një mënyre të votimit.
“Në vlerësimin tonë kjo përveç se nuk ishte e lejuar si formë e aribrariditetit për inpominin e një mënyre të votimit, problemi më i madh në fakt me situatën e krijuar sot është përpjekja që të zëvendësohet guximi për të arritur një marrëveshje politike përmes procedurave të cilat do ta bënin deputetin në fakt më shumë një makineri të votimit”, tha Cakolli. /21Media