Cakolli: Kurti shkeli ligjin

Cakolli: Kurti shkeli ligjin
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin Albin për të mos dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Ai tha se Kurti ka shkleur ligjin.
“Asplutisht po , kryeministri Kurti me qasjen e tij dhe me refuzimin për të respektuar ligjin në tërësi dhe koncetrimin e tij për t’I zbatuar dy ligjet e nenit për qeverinë që vet kjo qeveri e ka miratuar unë besoj që përbën shkelqje ligjore , për shkak se në këtë rast kryeministri në detyrë Albin Kurti i është referuar nenit 29 të ligjit për qeverinë, por që po ti lexonte apo t’i referohet nenit 26, ai përcakton qartazi qeveria në detyrë që është satuti aktual ligjor i Kurti duhet të japin dorëheqje, do të thotë nuk iu përfundon mandati por duhet të japin decidivisht dorëheqje.”, tha ai.
Cakolli: Kushtetuesja ka të drejtë të vendos masë të përkohshme por nuk është në praktikën e saj
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” në RTV21 tha se me certifikimin e zgjedhjeve KQZ-ja I ka hapë rrugë Presidentes Vjosa Osmani për të thirrur seancën konstituive të Kuvendit.
Ai tha se afati i fundit për thirrjen e kësaj séance është 27 prilli i këtij viti.
Sipas Eugen Cakollit presidentja nuk obligohet ligjërisht që të pres ndonjë hap nga Gjykata Kushtetuese.
“ Për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk e njofton Presidenten për masë të përkohëshme, e që bazuar në përvojën e tanishme kanë qenë dhjetëra ankesa në Gjykatën Kushtetuese, filluar që nga zgjedhjet e vitit 2009, 2010, 2013, që partitë, kandidatë apo palë të tjera kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosin masë të përkohëshme që vendimi për certifikmin e zgjedhjeve të mos prodhojë pasoja juridike, por që e përbashkëta e të gjitha këtyre rasteve është se Gjykata I ka refuzuar të gjitha, e në anën tjetër edhe trjaimi i rasteve që ndërliodhne me procesin zgjedhor nga ana e gjykatës kushtetuese kanë marrë edhe vite kohë që Gjykata të nxjerr vendime e edhekur ka nxjerrë vendime të cilat natyrisht nuk kanë prodhuar ndonjë efekt juridik retoraktik sepse ta zëmë se Gjykata nuk mudn të vendos masë të përkohshme e ta lërë vendin pa konstituim të institucioneve”, tha ai.
Cakolli tha se Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të vendos masë të përkohëshme por nuk është në praktikën e saj,
“E as në pratkikën e ndonjë vendi tjetër, përjashto Rumaninë në zgjedhjet e fundit “, u shpreh ai./21Media