Busquets vendos përfundimisht për t’u larguar nga Barcelona

Sergio Busquets raportohet se është duke e kaluar sezonin e fundit me Barcelonën.

Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori spanjoll ka vendosur përfundimisht të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Busquets do të largohet si lojtar i lirë nga “Camp Nou” pasi në verën skadon edhe kontrata e tij.

34-vjeçari, i cili së fundmi u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës, duket se po planifikon një jetë të re.

Kapiteni i katalunasve pritet t’i bashkohet klubit nga MLS, Inter Miami.

Sergio Busquets tash e një kohë të gjatë vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te Barcelona.

Ai me ekipin e parë kishte debutuar në vitin 2008./Njeshi/

Lajmet Busquets vendos përfundimisht për t’u larguar nga Barcelona >> Njeshi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!