Bushati: Dialogu i pashmangshëm, Kosova ta shtrijë sovranitetin

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se hapja e bazës taktike të Nato-së në Kuçovë është një lajm i gëzueshëm për gjithë rajonin e në veçanti për vendet që synojnë të jenë pjesë e kësaj aleance.

“Hapja e bazës taktike të NATO-së në Kuçovë është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për gjithë rajonin, në funksionin e aleancave të vendeve të cilat synojnë të jenë pjesë e saj duke përfshirë këtu, shpresoj në të ardhme jo të largët edhe Kosovën”.

Bushati i pyetur rreth raportit Kosovë-Serbi tha se dialogu është i pashmangshëm deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

“Sa i përket raportit mes Kosovës dhe Serbisë mendoj që dialogu është i pashmangshëm, ngjarjet e shtatorit të kaluar në Kosovë e kanë zhvendosur thelbin e konfliktit pa përfunduar nga një çështje e që konsiderohej e sigurisë rajonale sidomos në kushtet e stuhive gjeopolitike që përjeton Evropa si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë”.

Ai tha se Për BE-në është e rëndësishme rikthimi i termave të referencës së këtij dialogu duke mos harruar se kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, duke shtuar se e sheh Serbinë si prijëse e destabilizmit rajonal.

“Serbia në këndvështrimin tim është prisja e vetme e stabilitetit rajonal, ndërkaq Kosova duhet të shpërblehet për progresin demokratik që ka demonstruar ndër vite, sikurse drejt anëtarësimit të këshillit të Evropës ashtu edhe marrjes së statusit për kandidat evropian”.Ndërkaq i pyetur rreth çështjes së dinarit, Bushati tha se e sheh si çështje me rëndësi e cila po shkon në dialog.”Sa i përket dinarit po shkon në dialog, mendoj që për Kosovën termat janë shumë të qarta procesi i shtrirjes së sovranitetit, në gjithë territorin është një proces i rëndësishëm i cili duhet të vazhdojë më këmbëngulje, dhe me ndërveprime me faktorin ndërkombëtar”.

Tutje Bushati shtoi se ka gjithmonë vend për të përmisuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke permisuar ndërveprimin mes institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Bushati përmendi zgjedhjet në fushën ndërkombëtare duke u deklaruar e këtë kontekst mendon që mund të ketë përparime të vogla tek sanksionet e vëna ndaj Kosovës duke thënë se do duhen te ishin hequr me kohë.

Lajmet Bushati: Dialogu i pashmangshëm, Kosova ta shtrijë sovranitetin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>