Bulliqi: Së shpejti do të jetësohet projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja

Në Podujevë së shpejti do të jetësohet projekti i banimit për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës. Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Viti i ri, projekte të mëdha. Në këtë fillimvit të 2025 dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm e një projekt të jashtëzakonshëm që së shpejti do të jetësohet në Komunën e Podujevës, ky është projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se projekti i banimit të përballueshëm synon të ndihmojë të rinjtë në krijimin e familjeve të tyre, duke ofruar strehim me kushte të mira dhe çmime të përballueshme./21Media