Bujar Osmani takohet me Antony Blinken, çfarë u diskutua?

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë një takimi joformal ministror të NATO-s në Pragë, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ai tha se me të ka folur për “domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik” të Maqedonisë së Veriut.

“Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.

Lajmet Bujar Osmani takohet me Antony Blinken, çfarë u diskutua? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>