Broja më në fund gjen ekipin

Orët e fundit të merkatos së kësaj vere kanë dhuruar surpriza për futbollistët shqiptarë.

Një nga më të diskutuarit gjatë muajit gusht ka qenë Armando Broja, i cili ishte pranë kalimit të Ipswich, madje kreu edhe kontrollet mjekësore, por në fund marrëveshja dështoi.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar do ta vazhdojë karrierën në Premier League, por te skuadra e Evertonit, e cila zyrtarizoi këtë transferim në orët e vona të së premtes.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Armando Broja i është bashkuar Klubit tonë në një huazim për një vit, por me opsion blerjeje në verën e ardhshme”, njoftoi klubi i Everton.

Sipas mediave angleze, klauzola e Brojës për t’u transferuar te skuadra e re në fund të sezonit të ardhshëm është 30 milionë paunde.

22-vjeçari është në listën e trajnerit Sylvinho për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator, por sipas mediave në Angli, ai është i dëmtuar dhe do të mungojë deri në mes të tetorit.

Ndërkohë, transferim surprizë ishte edhe ai i Stiven Shpendit.

Empoli ka bërë të ditur se sulmuesi është huazuar për një vit te Carrarese në Serie B.

Lajmet Broja më në fund gjen ekipin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker