Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje

Në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Sipas raportit të policisë nga një rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Shtime.

Nga rasti në Fushë Kosovë, nuk ka pasur të arrestuar, ndërsa në Prishtinë dhe në Shtime janë arrestuar dy persona dhe janë dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë, sipas policisë ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën kosovare i njëjti e kishte ofenduar me fjalë fyese dhe e kishte goditur njëherë me shuplakë.

“Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore dhe as urdhër mbrojte pasi qe deklaron se nuk ndihet e rrezikuar nga burri i saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Gjithashtu në Shtime është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij kosovare.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me katër fëmijët dërgohet në Strehimore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson policia.

Lajmet Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>