Brenda 24-orëve raportohen katër raste të dhunës në familje
Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje vetëm dje në Kosovë.
Në Pejë janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.
“Pejë / 03.06.2024 – 15:20. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndfërsa në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar një grua.
“Gjakovë / 03.06.2024 – 09:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërkaq në një rast tjetër është arrestuar një burrë për sulm ndaj dy familjarëve.
“Gjakovë / 03.06.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar, me ç’rast viktima femër ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.
Edhe në Mitrovicë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy gra.
“Mitrovicë / 03.06.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.
Lajmet Brenda 24-orëve raportohen katër raste të dhunës në familje >> Rahoveci INFO.