Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të dhunës në familje

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Tri prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, një në Istog dhe një në Klinë.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

“Prishtinë  07.02.2024. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, kishte  ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit  pas  intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Një grua tjetër ka raportuar se burri i saj ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj saj.

“Prishtinë 07.02.2024-23:25. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, kishte  ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Me vendim të prokurorit  pas  intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është  arrestuar pasi në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike naj gruas së tij, kosovare, dhe e kish kanosur.

“Prishtinë.07.02.2024-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit është bastis shtëpia e të dyshuarit ku është gjet dhe konfiskuar një revole e llojit me 26 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Një Istog një çift janë shoqëruar në Polici, pasi ishin përleshur mes vete.

“Istog  07.02.2024-11:20. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar një femër  dhe një mashkull kosovarë, qift bashkëshortor, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete.  Të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore njëri-tjetrit dhe janë  dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Klinë është shoqëruar në stacion policot një i mitur pasi kishe ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së mitur.

“Klinë  06.02.2024-23:00.  Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari  i mitur mashkull kosovar,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj  nënës së tij dhe motrës së tij e mitur, dy viktimave femra kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

Lajmet Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të dhunës në familje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>