BQK merr pjesë në takimin për dinarin në Bruksel

Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin në Bruksel lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese në Kosovë.

BQK-ja ka thënë se kohë më parë ka shprehur gatishmërinë për angazhim që të takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS).

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro)..Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së dhënë mediave.

Lajmet BQK merr pjesë në takimin për dinarin në Bruksel >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>