Borrell: Identiteti evropian s’do të jetë i përfunduar pa hyrë të gjitha vendet e Ballkanit në BE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, sot është nderuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë me çmimin evropian “Dr. Alois Mock”. Ka qenë Alexander Schallenberg ai që ia ka dorëzuar çmimin në një ceremoni ku po marrin pjesë edhe ministra nga rajoni.

Në fjalën e tij kryediplomati evropian ka folur për sfidat me të cilat po ballafaqohet Evropa. Ai ka thënë se dikur ka qenë tregtia që i ka bërë bashkë vendet në BE, derisa tash fokusi është tek aspekti i sigurisë për shkak të sfidave të shumta.

Borell ka folur edhe për identitetin e Evropës, duke thënë se identiteti evropian s’do të jetë i përfunduar derisa të gjitha vendet e Ballkanit t’i bashkohen familjes evropiane.

Lajmet Borrell: Identiteti evropian s’do të jetë i përfunduar pa hyrë të gjitha vendet e Ballkanit në BE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>