Borrel do t’i njoftojë ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se në mbledhjen joformale të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që do të mbahet sonte, do t’i informojë edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë njoftim vend kryesor do të zë takimi i fundit mes udhëheqësve të dyja vendeve në Bruksel, i cili u mbyll pa asnjë marrëveshje.

“Unë do t’i informoj ministrat për takimin e fundit të nivelit të lartë të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe për të parë zhvillimet e ardhshme të dialogut”, u ka thënë mediave Borrell, pasi arriti në New York.

Diplomati evropian ka thënë se pas takimit do t’i informoj mediat më shumë rreth diskutimeve dhe vendimeve.

Lajmet Borrel do t’i njoftojë ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!