Boksieri shqiptar shpallet kampion bote

Jurgen Uldedaj është kampion në versionin IBO Mediterranean, ndërsa gjithçka ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në Londër.

Përballë Uldedajt ishte Xhon Frenk Mendi në një ndeshje me dhjetë raunde, të cilën në fund boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar me pikë.

Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.

Flamurë kuqezi dhe festë shqiptare në Londër, atje ku të gjithë kanë mbetur të kënaqur me këtë sukses të Jurgen Uldedës, që pritet të pasohet me të tjera ndeshje në Mynih, apo dhe pse jo për një titull më të madh të rëndësishëm botëror në Tiranë.

Lajmet Boksieri shqiptar shpallet kampion bote >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>