Bllokimi i anëtarësimit në KiE, Osmani bisedon me presidentin gjerman
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.
“Dje bisedova me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat qëndron fuqishëm”, thuhet njoftimin e presidencës.
Lajmet Bllokimi i anëtarësimit në KiE, Osmani bisedon me presidentin gjerman >> Rahoveci INFO.