Blinken sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie – agjenda e Sekretarit të Shtetit dhe çfarë pritet nga kjo vizitë

Në kuadër të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për sigurinë gjatë ditës së nesërme.

Kështu mësohet se mbi 1 mijë forca policie do të jenë në terren për të monitoruar çdo lëvizje të palejuar në akset rrugore që do të bllokohen gjatë së enjtes.

Mësohet se të angazhuara do të jenë edhe efektivë të reparteve speciale, FNSH, RENEA dhe FSK.

MASAT E POLICISE

Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken, në Tiranë, më datë 15.02.2024.

Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:

▪Ndalim parkimi: Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

▪Ndalim qarkullimi: Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;

2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;

3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;

4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;

5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

▪Rrugë alternative Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.

Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.

Agjenda e Sekretarit të Shtetit Amerikan Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00 dhe pritet të qëndrojë deri në 20:00.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të kalojë Blinken, janë vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë. Ndërkohë, në fasadën e Fakultetit Politeknik, është vendosur një poster gjigant i zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti Blinken”.

Fokusi i kësaj vizite pritet të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. Sekretari Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, dhe gjithashtu me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim me të rinjtë tek Piramida.

Marrëveshjet që do firmosen Sekretari Amerikan i Shtetit do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje në Tiranë, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe një marrëveshje e fushës së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Vendim për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri

– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Kryeministri

Edi Rama

Lajmet Blinken sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie – agjenda e Sekretarit të Shtetit dhe çfarë pritet nga kjo vizitë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>