Blinken në Tiranë, “Fox News”: Ka rrezik konflikti në Ballkan, Putin e Vuçiç kanë grumbulluar armët për Kosovën

“Fox News”, në një shkrim për vizitën e parë të Blinken në Tiranë, citon një diplomat të lartë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, gjë që shpjegon pse ka grumbullime të aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën.

Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon”, u shpreh Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtjes për “Fox News Digital”.

Teksa Blinken, me vizitën e tij, riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo është një periudhë e vështirë për rajonin dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë një kuti e zezë gati për t’u ndezur, shkruan më tej media amerikane.

Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Malin e Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’u afruar me Evropën.

“Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus, në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha diplomati për Fox News Digital, duke folur për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan.

Shqipëria, dikur një vend diktatorial me marrëdhënie ‘të hidhura’ me SHBA-në gjatë Luftës së Ftohtë, tani është një nga vendet më proamerikane në Evropë dhe ka një komunitet të madh diaspore në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria është gjithashtu një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe partner kyç strategjik kur bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbyll raportin amerikan.

Lajmet Blinken në Tiranë, “Fox News”: Ka rrezik konflikti në Ballkan, Putin e Vuçiç kanë grumbulluar armët për Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>