Blerja e raketave ‘Javelin’, Vuqiç: SHBA-ja po e bën tejet të fuqishme FSK-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa fuqizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu është shprehur këtë të shtunë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ne e dimë që me krejt këto po udhëheq Amerika, këtë po e bëjnë ekspertët e mëdhenj, të cilët do të jenë si mendërisht ashtu edhe fizikisht tepër të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja këtë po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme. Ata do të formojnë forca jashtëzakonisht të forta”, ka thënë ai.

Në një deklaratë për media nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd, Vuçiç ka thënë se Serbia do të përgatitet dhe armatoset “që të parandalojë çfarëdo agresori”.

“Kemi 186 milionë euro në dispozicion dhe do t’i shpenzojmë menjëherë në blerjen e tetë mjeteve ‘Nore’ dhe do t’i blejmë menjëherë”, ka thënë Vuçiç më tej si kundërpërgjigje ndaj blerjes së anti-tankeve nga Kosova.

Ai është ankuar sërish për ekzistencën e FSK-së duke thënë se “nuk do të duhej të ekzistonte, bazuar në Rezolutën 1244”.

Lajmet Blerja e raketave ‘Javelin’, Vuqiç: SHBA-ja po e bën tejet të fuqishme FSK-në >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>