Blenë vota për 14 majin, GJKKO dënon Fredi Belerin me 2 vite burg, 1.6 për bashkëpunëtorin e tij Kokaveshi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Ndërsa Pandeli Kokaveshi është dënuar me 1.6 vite burg që i konvertohet në shërbim prove.

Në një fjalim 9 faqesh Beleri anatemoi si prokurorinë dhe policinë për sajim të provave kundër tij, ashtu edhe trupën gjykuese që sipas tij nuk ka pranuar kërkesat e Belerit dhe ka treguar njëanshmeri në gjykim.

“Pres drejtësi, në vendim jepni drejtësi dhe mos i jepni konotacion patriotik!“, tha ai në gjykatë.

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi në seancën që u mbajt më 28 shkurt kërkuan pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale.

Seanca gjyqësore po ndiqet me vëmendje nga ambasada greke edhe nga mediat fqinje.

Grupet e xhirimit të 4 medieve greke ndodhen në GJKKO dhe po ndjekin nga afër seancën. Ndërkohë ndryshe nga herët e tjera kur ka preferuar të jetë vetë e pranishme ambasadorja greke, sot ka dërguar një përfaqësues.

I pranishëm është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve.

Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Lajmet Blenë vota për 14 majin, GJKKO dënon Fredi Belerin me 2 vite burg, 1.6 për bashkëpunëtorin e tij Kokaveshi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>